Ushtria në formim e sipër e Kosovës është pajisur me rreth 5 dronë Bayraktar nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë, kapacitete që tejkalojnë nevojën e FSK-së.
Siç raporton Klan Kosova, dronët inteligjentë, sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, kanë arritur në Kosovë nga vendi prodhues i dronëve dhe gjithë sistemit përcjellës, Turqia, pas gati 7 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me kompaninë prodhuese.
Pakti ishte firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Interesimi për t’u pajisur me këtë mjet ajror luftarak kishte nisur qysh në fillim të vitit 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.