Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare, ushtarake shqiptare dhe vendeve aleate e partnere nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Italia, Hungaria, Kroacia, Kosova, Polonia dhe Jordania, të cilët janë pjesë e një prej programeve më të rëndësishme që ofron sistemi arsimor ushtarak shqiptar.
Begaj vlerësoi rolin e këtij programi në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në ndërtimin e besimit mes profesionistëve civilë dhe ushtarakë.
Ai theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për sigurinë euroatlantike, në një kontekst sfidash dhe zhvillimesh gjeopolitike.
Kreu i Shtetit ritheksoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për stabilitetin në rajon dhe mbështetjen për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
/5pyetjet.al









