Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi sot se forcat izraelite kishin kapur një tjetër “flotë që po shkonte drejt Gazës”, duke folur për një plan “keqdashës”.
“Ju po e kryeni këtë operacion me një sukses të jashtëzakonshëm… Vazhdoni deri në fund”, i tha kryeministri komandantit të forcave të Marinës Izraelite, i cili është përgjegjës për operacionin.
“Unë besoj… se ju po pengoni një plan dashakeq të hartuar për të thyer bllokadën që u kemi vendosur terroristëve të Hamasit në Gaza”, shtoi Netanyahu.
Forcat ushtarake izraelite ndërprenë pranë brigjeve të Qipros “Flotiljen Global Sumud për në Gaza”, e përbërë nga rreth pesëdhjetë anije që ishin nisur nga Turqia jugore javën e kaluar, njoftuan organizatorët nëpërmjet X.









