Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë urdhër që përdoruesit e drogërvae të lehta vetëm të shoqërohen në komisariat jo të arrestohen.
Kjo vjen pasi Jani Rustema i riu i cili u arrestua disa ditë më parë për vjedhjen e një palë atlete dhe një tapeti ra në koma. Rustemaj ishte përdorues i rregullt i heroinës
Sipas udhëzimit përdoruesit e drogërave të forta të përfshirë në ngjarje të lehta penale fillimisht vetëm do të shoqërohen dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga Policia dhe nuk do të vihen menjëherë në pranga.
Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj prej 1 javë ka lëshuar një udhëzim për 6 komisaraiteve të kryeqytetit për mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve.