Finalja e madhe e Big BrotherVIP do të mbahet mend për celebrimin e shumëpritur të çiftit më te dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Çiifti të cilët u njohën në spektakël dhe nisën romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë përpara të gjithë publikut.
Këngëtari u largua nga shtëpia e BB drejt Bashkisë së Tiranës aty ku u realizua dhe celebrimi. Pjesë e ceremonisë ishin dhe miq e familjarë të dyshes.
Së fundmi në një intervistë ekskluzive për emisionin “E Diell”, Kiara ka zbuluar prapaskenat e organizimit të celebrimit magjik. Mirëpo një detaj i bukur që nuk u vu re ishte velloja e personalizuar që moderatorja veshi atë natë, në të cilën ishin qëndisur emrin e saj dhe të Luizit.