-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet portugezi që vrau biznesmenin në Shëngjin

Kryesoret

19 ditë ka zgjatur arratia e killerit portugez, Ruben Saraiva, i cili në datë 19 Prill ekzekutoi me armë zjarri pistoletë në lokalin e tij, biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin. Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e sotme se portugezi u arrestua në Marok.

“Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë 28 vjeçarit” njofton policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit sqaron se në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.

Kronologjia e lëvizjeve të portugezit! Erdhi në Shëngjin, vrau biznesmenin, nga Greqia në Marok

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit