Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër ku një burrë i ka vënë flakën vetes sot jashtë gjykatës federale në Lozanë.
Mediat zvicerane raportojnë se burri është në gjendje kritike. Bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç, i cili pasi ka derdhur lëng të ndezshëm mbi rrobat e tij, i ka vënë flakën vetes pasdite në shkallët e gjykatës.
“Në çantën e tij u gjet posta që tregon se ai ishte i vendosur t’i jepte fund jetës së tij,” tha zëdhënësi i policisë së Lozanës Antoine Gaulet.
Zyrtarët e gjykatës kanë nxituar për të shuar zjarrin me aparate zjarri dhe burri është dërguar në spital me djegie të rënda.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të shkojë drejt këtij akti ekstrem.