Taulant Malaj, shqiptari që vrau vajzën e tij dhe një italian për të cilin thotë se bashkëshortja e tradhtonte, pasi ka kryer krimin e rëndë, ka regjistruar disa pamje ku është bashkëshortja e tij, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian.
“Ça bëre kështu”, momente horrori në Itali, vlonjati: I thera, do i ther prapë
Malaj ua kishte dërguar videon të afërmve të tij, ku shpjegon arsyet pse bëri vrasjen makabre të së bijës së tij, plagosjen e bashkëshortes dhe italianit. Djali i tyre 5-vjeçar ka shpëtuar, pasi është larguar menjëherë nga shtëpia.
Mbrëmjen e djeshme, 45-vjeçari i cili punonte si bukëpjekës, pasi ka qenë duke u kthyer në shtëpi, është përballur me shtetasin italian 51-vjeç.
Foto/ Ky është “killeri” që theri vajzën dhe gruan dhe i filmoi
Ai e ka qëlluar më thikë dhe më pas është futur në shtëpi me tentativën për të vrarë bashkëshorten, e cila është shpëtuar nga vajza e tyre 16-vjeçare. Për fat të keq, adoleshentja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Malaj është arrestuar, në përpjekje për t’u arratisur.