-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ “Drift” me makinë në dasmën e shokut, arrestohet Hasbulla dhe bodiguardët e tij!

Kryesoret

Ylli i TIKTOK-ut dhe UFC-së, Hasbulla Magomedov thuhet se është “arrestuar” pasi ai dhe shokët e tij kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Hasbulla, 20 vjeç, nga Dagestani në Rusi, thuhet se është arrestuar pasi ai dhe një grup shokësh dolën me makinë në rrugë dhe bllokuan trafikun teksa festonin dasmën e një shoku.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e “festës” së Hasbulla dhe miqve të tij. Ata shihen duke xhiruar gomat e makinave në mes të rrugës e duke shkaktuar trafik. Në njërën prej këtyre makinave shfaqet edhe vetë Hasbulla.

Ky i fundit në një reagim në Instagram ka treguar se kjo nuk do të ndodhë më dhe ka kërkuar falje.

“Kjo nuk do të ndodhë më, njerëz kërkojmë falje. Unë nuk kam qenë në timon.”, tha ai.

Edhe pse është një personazh i njohur në rrjetet sociale, kjo nuk e shpëtoi Hasbullain nga arrestimi.

Rusi vuan nga një çrregullim gjenetik në të cilin trupi i tij nuk është në gjendje të prodhojë një hormon të rritjes, duke e bërë atë të jetë shumë më i vogël se mesatarja e një mashkulli të rritur.

Edhe pse shumë besojnë se ai është një fëmijë i vogël, Hasbulla është në fakt një i rritur që së shpejti mbush 21-vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit