-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

110 vite Gjykata e Lartë, Sadushi: Stok dhe vonesa! Drejtësia pa profil

Kryesoret

Në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë, zv/ kryetari Sokol Sadushi gjatë një aktiviteti për këtë rast listoi problemet, mbi të gjitha dosjet stok dhe shtoi se në gjithë këto vite, drejtësia nuk i’a doli të ravijëzojë një profil të saj.

“Problematika të shumta e kanë shoqëruar sistemin, të cilat nuk ishin vetëm të drejtësisë, por të të gjithë pushteteve. Reformat e shpeshta dhe të thella, të shkaktuara nga përmbysja e regjimeve politike, por edhe nga nevoja për ndryshim, kanë qenë bashkëudhëtare në këtë rrugëtim.

Ajo që nxjerr në pah historia e drejtësisë shqiptare është se paqendrueshmëria politike dhe sociale kanë ndikuar te drejtësia, e cila nga ana e saj nuk i’a doli të ravijëzojë një profil të saj, tërësisht të pavarur nga këto dy faktorë.

Drejtësia është aq e pavarur dhe e arrirë sa është edhe vetë shoqëria ku ajo funksionon. Prandaj, historia dhe kujtesa duhet të na shërbejnë për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës.

Edhe në periudhën aktuale, drejtësia shqiptare përballet sërish me vështirësi, të vjetra, të trashëguara ndër vite, por edhe të reja e të panjohura.

Numri në rritje i çështjeve gjyqësore kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim, mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë, praktikat e ndryshme për çështje të ngjashme, niveli profesional, etik dhe moral i magjistratëve, por edhe pandëshkueshmëria kërkojnë zgjidhje tërësore dhe strategjike.

Të gjitha këto sfida, të vjetra a të reja kanë të përbashkët nevojën për t’i përballuar me masa të përshtatshme dhe efektive, që janë vendimtare për suksesin ose dështimin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit