Nuk ka ndryshim vendimi. KAS la në fuqi vendimin duke rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet e 14 majit.
Kjo do të thotë se anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të ndahet 50% me 50% mes PL-së dhe PDIU-së.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës do të kenë numërues vetëm në gjysmën e Shqipërisë.
Alibi për rezultatin? Ish-kryeministri Berisha tha se do të vëzhgojnë cdo votë që do të numërohet.