-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Deti” në Hagë/ Begaj: Qeveria më kërkoi autorizim për negociatat me Greqinë

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj deklaroi sot se Ministria e Jashtme i ka kërkuar autorizimin për të nisur negociatat për të dërguar në Hagë dosjen për kufirin detar me Greqinë.

Kreu i shtetit u shpreh se për këtë çështje ka folur edhe me kryeministrin Rama. Ai tha se bazë për kufirin detar është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e cila rrëzoi marrëveshjen e firmosur nga qeveria Berisha.

Sot kemi të pranishëm Presidentin e Polonisë dhe i thash në takim që shyqyr Zotit nuk kemi çështje apo problemeve mes dy vendeve. Aktualisht me Greqinë fqinje, kemi një çështje, po është e vërtetë që kam një kërkesë nga Ministria e Jashtme që është e shoqëruar me një relacion shpjegues.

Si president në zbatim të detyrimeve kushtetuese këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal dhe është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje, që është bazuar në vendimin e gjykatës Kushtetuese në 2010 në aktet dhe ligjet ndërkombëtare por edhe rregullat e fqinjësisë së mirë.

Greqia është partner strategjik dhe ekonomik. Me Ramën jam takuar disa herë, janë diskutuar tema për sigurinë kombëtare, shërbimin e jashtëm, ambasadorët, komunikimi është institucional, i mirë” tha ai.

Presidenti i Polonisë në Tiranë: Lufta, integrimi dhe lidhja ekonomike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit