-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia kërcënon se do të tërhiqet nga marrëveshja për eksportet e drithërave përmes Detit të Zi

Kryesoret

Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) zhvilluan bisedime në Stamboll, më 11 maj, lidhur me propozimet e OKB-së për të zgjeruar iniciativën për transportin e grurit përmes Detit të Zi.

Marrëveshja mundëson eksportin e sigurt të grurit ukrainas, ndërkohë që Moska ka kërcënuar të tërhiqet nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.

Pas bisedimeve, zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov tha se puna duhet të zgjatet për një periudhë më të gjatë dhe të zgjerohet.

“OKB-ja dhe Turqia, si nënshkruese të nismës, e kuptojnë se nisma për drithërat është e një rëndësie kritike për sigurinë globale të ushqimit dhe duhet të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Prandaj, sipas propozimit të tyre, konsultimet e mëtejshme për zhbllokimin e nismës do të vazhdojnë në formatin online”, tha Kubrakov.

Ukraina po bën presion të zgjasë marrëveshjen e saj të eksportit të grurit përmes Detit të Zi, në kohën kur pala ruse po kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan për marrëveshje, në korrik të vitit 2022, për të lehtësuar krizën globale të ushqimit, e cila u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës. Marrëveshja ndihmoi që ushqimi të arrijë tek njerëzit në vendet më të varfra në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Ajo u zgjat deri më 18 maj, por Rusia ka thënë për javë të tëra se do të largohet nga marrëveshja nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.

OKB-ja njoftoi se në takimin e 11 majit u diskutua për propozimet e fundit të OKB-së, duke përfshirë rifillimin punës së tubacionit të amoniakut, i cili dërgon amoniakun rus në një port ukrainas të Detit të Zi, vazhdimin për kohë më të gjatë të marrëveshjes dhe përmirësimet në krijimin e një Qendre të Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll, për të monitoruar biznesin dhe eksportin./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit