-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky refuzon anëtarësimin e asociuar në BE: Ukraina kërkon anëtarësim të plotë

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar një propozim gjerman për t’i dhënë Ukrainës statusin e “anëtarit të asociuar” në Bashkimi Evropian, duke theksuar se vendi i tij duhet të jetë pjesë e plotë dhe e barabartë e bllokut.

“Nuk mund të ketë projekt të plotë evropian pa Ukrainën… vendi i Ukrainës në Bashkimin Evropian duhet të jetë i plotë dhe i barabartë,” ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se çdo zgjidhje e pjesshme do ta linte Kievin pa zë brenda institucioneve evropiane.

Propozimi i hedhur nga kancelari gjerman Friedrich Merz parashikonte një status të ndërmjetëm që do t’i jepte Ukrainës qasje në disa struktura të BE-së, si takimet e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian. Kjo qasje është mbështetur në parim edhe nga Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Ndërkohë, Zelensky ka theksuar në një letër drejtuar liderëve të BE-së se Ukraina po vazhdon reformat me shpejtësi dhe po luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës nga agresioni rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit