-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar

Kryesoret

Autoritet belge kanë bërë të mundur shkatërrimin e një bande kriminale shqiptare pas një operacioni blic.

Mediat belge raportojnë se policia ka kryer kontrolle në 30 banesa, ku në pranga janë vënë 30 persona të dyshuar të cilët operonin si një grup kriminal për trafikun e drogës.

Hetimi filloi një vit më parë pas informacioneve të marra nga autoritetet se një restorant Antwerp Grill ndodhej në Jan Welterslaan, ku dyshohet se klientët merrnin drogën e llojit kokainë.

Vendi frekuentohej edhe nga shqiptarë me precedentë të mëparshme penale për vjedhje, kontrabandë armësh, falsifikim parash dhe blerjen dhe shitjen e drogës. Pronari i biznesit është shqiptari Labinol L.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi gjithashtu se të dyshuarit shqiptarë mbanin kontakte të ngushta me një të dyshuar spanjoll nga Sint-Gillis-Waas.

Burri kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë disa të afërm, dhe dyshohet se përdorte punëtorë të korruptuar të portit për të importuar dhe nxjerrë drogë përmes portit të Antwerp.

Hetimi është zgjeruar më tej në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor dyshohet se kanë bashkëpunuar në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave.

Pas një hetimi që zgjati më shumë se një vit, policia ndërhyri të mërkurën në mëngjes në adresa të ndryshme në Deurne, Berchem, Sint-Gillis-Waas, Bruges, Elsene dhe Mechelen, ndër të tjera.

Pas marrjes në pyetje dhe akuzave, gjyqtari do të vendosë për arrestimin e të dyshuarve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit