Një ngjarje e rendë ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të makinave të Mercedes Benz në Sindelfingen të Gjermanisë, mëngjesin e së enjtes. Policia mbylli vendin e ngjarjes, ndërsa mbërritën dy helikopterë dhe disa mjekë.
Sipas mediave të huaja, një person ka mbetur i vdekur ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë, sipas burimeve policore. Ende nuk dihet motivet e sulmit, ndërsa autori është arrestuar.
Policia shkroi në Twitter pak para orës 9 të mëngjesit se operacioni po vazhdonte në ambientet e fabrikës dhe se policia dhe shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.
📍#Sindelfingen Daimler Werk
Derzeit ist ein Polizeieinsatz auf dem Werksgelände. Polizei und Rettungskräfte sind im Einsatz.
Es besteht keine Gefahr für die Bevölkerung. pic.twitter.com/MjrZrKRVGk
— Polizei Ludwigsburg (@PolizeiLB) May 11, 2023