Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Paskuqan ku pas një konflikti mes çiftit gruaja ka plagosur bashkëshortin.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 20:50. Bashkëshortja me inicialet R. A. ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, 25-vjeçarin me inicialet A. Sh.
Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.