Merr fund shpresa e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të pasur numërues në të gjithë Shqipërinë.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave.
Ilir Meta që udhëheq “de jure” koalicionin kërkoi që anëtarin e katërt të kishte vetëm Partia e Lirisë.
Por Kolegji vendosi që anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, 50 me 50%.
Tashmë zyrtarisht Sali Berisha do të ketë numërues vetëm në gjysmën e Shqipërisë.