-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthyen lokalin në biznes shitjeje droge, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij në Itali

Kryesoret

Autoritet italiane kanë bërë të mundur arrestimin e një shqiptari dhe 1 kinezi pas bastisjes së një lokali të premten në Vicenza.

Mësohet se gjithashtu janë proceduar penalisht dy shqiptarë të tjerë. Të gjithë të arrestuarit mësohet se qëndronin në vend në mënyrë ilegale.

Policia ushtroi kontrolle në banesat e shqiptarëve 44-vjeçarit me inicialet K. E. 21-vjeçarit  K. I. dhe 34-vjeçarit K. E.

Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçari kinez ishte menaxher i lokalit. Policia gjeti dhe sekuestroi 88.000 euro cash, të ardhura nga pazari i drogës; 373 gram kokainë; 481 gram hashash; 2137 gram marijuanë; peshore precize, lëndë prerëse, material për paketimin e lëndëve narkotike.

Dozat tashmë ishin të paketuara dhe gati për t’u shitur.

Në përfundim të operacionit, K. E., 34-vjeçari shqiptar, është arrestuar për posedim me qëllim shitjen e një sasie të madhe droge, ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tjerë janë denoncuar në Prokurori për të njëjtën vepër.

Në përfundim të procedurave, K. E. është shoqëruar në burgun e Vicenzës në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Po kështu ju dhanë udhëzime zyrës së emigracionit për nisjen e procesit, paralelisht me atë gjyqësor, për dëbimin e 4 shtetasve të huaj nga territori i Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit