-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 7 mijë policë gati për zgjedhjet

Kryesoret

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 14 Maj në Shqipëri. Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor.

“Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ:

Listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore.

Listën me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor.

Janë prodhuar  nga Policia e Shtetit, 6000 kopjeve të librit të xhepit, për detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, gjatë procesit zgjedhor, kopje të cilat janë shpërndarë në të gjitha strukturat e Policisë.

Janë përgatitur dhe miratuar urdhri i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për marrjen në ruajtje të 57 objekteve të rëndësishme, të cilat do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando” njoftoi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit