Kryetari i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu në tubimin parazgjedhor dy ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi është shfaqur me një jelek antiplumb, pasi kishte “informacione se ai mund të ishte objektiv i një sulmi”.
Mediat kanë publikuar pamje ku duken, truprojat e Kilicdaroglu në fjalimin për fushatën zgjedhore. Lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij u rrit pasi kishte raportime se ai mund të ishte në shënjestër.