Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore.
Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut.
Por, Gjergji Gjika, udhëheqës i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri, thotë tani se propozimi i Qeverisë shqiptare ka paraqitur kosto për këtë sektor, dhe jo zgjidhje, pasi shumica e punëtorëve të huaj, sipas tij, janë larguar.
“Kam marrë 800 punëtorë të huaj kryesisht nga Nepali dhe Bangladeshi, dhe e di sa kam sot prej tyre? As 80, të gjithë janë larguar. E kishin kulturën e punës, punonin shumë, por fakti që të gjithë janë larguar papritur, tregon se ata kanë ardhur me tjetër qëllim, jo për të punuar këtu”, thotë Gjika për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si transit për të hyrë ilegalisht në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
“I kam denoncuar, por çfarë vlere ka, nuk kapen…”, thotë ai.
Sipas Gjikës, janë me dhjetëra mijëra vende të lira pune dhe ka shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve.
“Do të përpiqem të gjej zgjidhje brenda vendit, nuk provoj më me punonjës të huaj, sepse më rezultoi të ishte vetëm kosto. Vetëm për një punëtor kam paguar rreth 1.500 euro për ta rekrutuar. Për 800 që mora unë, kostoja ishte shumë e lartë. Shto këtu sigurimin e akomodimit, ushqimit, paga mujore – të gjitha këto janë shpenzime”, thotë Gjika.
“Dy punonjëse nga Nepali ikën natën”
Një rast i denoncimit të largimit të punonjësve të huaj ndodhi më 13 prill, kur administratori i një hoteli në bregdetin e Durrësit, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shkoi në polici./REL
Artikulli i plotë këtu.