Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier së bashku me shefen e USAID-it, Samantha Power kanë zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier u shpreh se në takim u diskutua për përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Sot së bashku me Samantha Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan në Twitter Hovenier.
Today I joined @PowerUSAID in meeting @VjosaOsmaniPRKS. Discussed the U.S. Government’s steadfast commitment to supporting Kosovo’s Euro-Atlantic integration and our support of the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/lUYItKKMXq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 13, 2023