Pas nuk është lejuar të futet në sallën e gjyqit ku po mbahet seanca ndaj Fredi Belerit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për gazetarët ku është shprehur se nuk ka asnjë arsye juridike apo njerëzore që Beleri dhe Kokoveshi të mbahen të ndaluar.
“Ky ishte vendim i paralajmëruar. Policia ekzekutoi një vendim të paralajmëruar. Me qëllim për rrëmbimin e përfaqësimit politik të Himarës. Kjo nuk ka logjikë juridike, as politike e as njerëzore.”, u shpreh ndër të tjera në deklaratën e tij për gazetarët, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Fredi Beleri ndodhet në Gjykatën e Vlorës për caktimin e masës së sigurisë. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën u arrestua dje për blerje votash.
Fredi Beleri mbërrin në Gjykatën e Vlorës, ambasadorja greke nuk lejohet në sallë!
Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës pas një procedimi të nisur për veprën korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim.
“Dua mjek, jam me diabet”/ U arrestua për shitblerje votash, Fredi Beleri sot para gjykatës