Pas denoncimit se kandidati socialist për Bashkinë e Ersekës, Erion Isai është dhunuar nga një simpatizant i PD, në sytë e kandidatit të kësaj force politike, ka reaguar edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Sipas tyre, ka pasur informacion se në Qafëzezë, Erion Isai së bashku me stafin e tij po kryenin fushatë, duke shpërndarë para në këmbim të votës. Në këtë moment përfaqësues të koalicionit kanë shkuar atje ku ka ndodhur edhe përplasja.
Goditet Erion Isai nga një simpatizant i PD, truproja e tij nuk ndërhyn
Por, sipas “Bashkë Fitojmë”, ka qenë Isai i cili ka dalë nga automjeti i tij dhe ka kërcënuar përfaqësuesit e opozitës, ku ka pasur shtyrje me duar dhe përplasje fizike.
“Është marrë një informacion që në Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe para. Përfaqësues të BF kanë shkuar në zonë dhe përplasen në fshatin Qinam. Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i Ps Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.”, thuhet në reagimin e “Bashkë Fitojmë”.