Në Elbasan ka pasur disa denoncime dhe incidente. Një komisioner i koalicionit të Berishës pretendoi se kishte votuar për Luçiano Boçin por në fletën e printuar i kishte dalë Llatja. Por kryetari i KQZ-së, Celibashi tha se nuk ekziston fare si mundësi që një gjë e tillë të ndodhë.
“Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probabiliteti është zero dhe këto janë spekulime.
Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një software unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera.
Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë” u shpreh Celibashi.