-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më e sigurt në Serbi se në Shqipëri? Nita shpërthen kundër Zhaklinës: Marre!

Kryesoret

Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, i ka irrituar së fundmi shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo publikoi disa fotografi nga vizita e saj së fundmi në Serbi, gjersa mes kritikave bëri edhe një status në Twitter, duke thënë se ndjehet më e sigurt në ato vende ku s’ka shqiptarë.

“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, kishte shkruar ajo.

 

E njëjta kishte publikuar edhe flamurin e Serbisë në Twitter, duke treguar se po shkonte kështu në Beograd.

 

Mbi këtë veprim të saj ka reaguar ish-banorja e edicionit më të fundit të Big Brother VIP Albania, Nita Latifi.

Ajo publikoi një fotografi të statusit të Zhaklinës në InstaStory, duke reaguar ashpër me fjalët: “Hipokrizi e gjallë, marre”.

Zhaklina ndërkohë gjatë periudhës së Big Brother VIP Albania ka vlerësuar shumë Nitën dhe lartësuar figurën e saj, duke e quajtur “Shotë Galica e Kosovës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit