Partia Socialiste ka denoncuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi pasi sipas tyre ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke thyer heshtjen zgjedhore.
PS thekson se në deklaratën e tij për media, Këlliçi përveç thirrjes që u bëri qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje u ka kujtuar qytetarëve edhe premtimet elektorale që ka bërë gjatë fushatës.