Pas Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, PS është shumë pranë fitores së bashkisë së katërt. Bëhet fjalë për Pustecin, që është një bashki e minoritetit maqedonas.
Nga 8 kuti janë numëruar 2 deri tani dhe PS udhëheq me 60.06% me Pali Kolefskit kundrejt 39.94 % të votave të kandidatit të Sali Berishës, Pandi Janit.
Gjithashtu numërimi ka nisur në Tropojë, Has, Memaliaj dhe disa bashki të tjera.