-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet e para në Kamëz/ Votimi elektronik, qytetari përplaset me anëtarët e komisionit

Kryesoret

Votimi elektronik në Vorë dhe në Kamëz ka sjellë problemet e para për qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë pasur vështirësi për të kryer procesin.

Disa minuta i është dashur një qytetari në Kamëz, që të njihej me pajisjen elektronike, dhe më pas të kishte mundësi që të votonte për kandidatin e tij të preferuar.

“Për mua ishte pak e vështirë, i lutem shumë shumë komisionit, që t’i ndihmojnë njerëzit. Të fitojë ai që e meriton”, ishte mesazhi i qytetarit, i cili kërkoi ndihmë për të votuar nga anëtarët e Komisionit.

Ndërkohë që dhe në Vorë në një prej qendrave të votimit, ende nuk ka nisur procesi, për shkak se një prej kamerave nuk funksionon.

Në garë për zgjedhjet lokale në 61 Bashki janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it.

Në vendin tonë, zyrtarisht sipas KQZ-së janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote. 122 mijë e 545 të rinjë votojnë për herë të parë, ndërkohë që në të gjithë vendin do të jenë të hapura 5 mijë e 213 qëndra votimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit