-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Voton Sali Berisha, shoqërohet nga bashkëshortja: Ditë fitoreje për demokracinë!

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë verdiktin e tij në qendrën e votimit në shkollën “Kosova”. Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.

Berisha dhe bashkëshortja e tij kanë hedhur votën e tyre në kutinë e votimit. E para që votoi, ishte Lirie Berisha dhe më pas ish-kryeministri.

“Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin sot pjesë në votime.

Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. ndaj edhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit.

Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.”, tha Berisha në prononcimin e tij për mediat pas votimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit