Ditën e sotme në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet vendore për zgjedhjen e kryetarëve në 61 bashkitë e vendit.
Përveç 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin në Shqipëri votohet edhe në burgje. Deri rreth orës 11:45 të 14 majit, 84 të burgosur kanë ushtruar të drejtën e votës.
Ndërkohë janë 2096 të burgosur që janë përjashtuar nga e drejta për të votuar kryebashkiakun e qytetit ku vendbanimin.
Ata përfshihen në kategorinë e ndalimeve të ligjit numër 138. Kjo kategori përfshin të dënuarit e formës së prerë të akuzuar nga vrasja deri tek trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore.