Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Altin Kaziaj denoncoi se policia nuk është e pranishme pranë qendrës së votimit sikur parashikohet në ligj dhe në këtë moment, tha ai punonjës të administratës janë shfaqur hapur duke bërë presion për votimet.
“Po cenohet rëndë e drejta e votës. Ka të bëjë me mos prezencën e policisë së shtetit. Persona me xhupa me kapuç dhe të tjerë që referohen si të administratës po ushtrojnë ndikim te vota. Policia të marrë masa duke siguruar prezencën në perimetrin e godinës që ligji e lejon. Ju them qytetarëve që të mos kenë frikë” tha ai.









