-sidi education-spot_img
36.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Romës vendos rikthimin e 7 emigrantëve në Itali, çështja i kalon Gjykatës së BE-së

Kryesoret

Gjykata në Romë ka vendosur pezullimin e ndalimit të 7 emigrantëve që u sollën në Shqipëri ditën e premte. Gjykata ka dhënë urdhër që ata të largohen nga qendra e Gjadrit dhe të rikthehen sërish në Itali.

Në vendimin e gjykatës së Romës thuhet se kjo çështje i referohet Gjykatës Evropianë të Drejtësisë.

“Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, pa cenuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht – si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik – zbatimi korrekt i së drejtës së Unionit, i cili mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Romës.

Mediat italiane shkruajnë se 7 emigrantët do të lirohen në orët në vijim dhe do të transferohen në Itali, duke mbërrtur në Brindisi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit