Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje nëse do ta shkarkojë Fredi Belerin, i cili fitoi zgjedhjet në Himarë, por ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave. I kërkoi Greqisë vetëpërmbajtje dhe i la fjalën drejtësisë, por nuk u shpreh nëse do ta ushtrojë të drejtën që ka qeveria për të shkarkuar duke qenë se ndodhet në burg, ashtu sikur ka bërë me të zgjedhurit e tij kur kanë përfunduar pas hekurave.
“Aty ka fituar me një grusht votash, kandidati kundërshtar me qeverinë. Kjo hedh poshtë cdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe ekstra elektorale një fitore e cila nuk ka të bëjë me fare me masën e dhënë nga gjykata për kandidatin në fjalë.
Kështu që unë besoj që duhet të mjaftojë ky argument për të mos ngatërruar gjërat. E drejta për t’u zgjedhur është e garantuar për të gjithë, por nuk ka dy drejtësi. Akuza e ngritur nuk është bërë nga qeveria. Ju e dini sa e kontrolloj unë dhe qeveria ime qeverinë dhe sa dëshirë kam unë. Zero.
Ndërkohë që absolutisht nëse unë vetë si kryeministër nuk e bëj kurrë që të ngre pikëpyetje pa u shprehur drejtësia, këtë nuk do ta lejoj ta bëjnë. Pastaj si do të shkojë procesi. Çfarë do të dalë. Kjo është diçka që unë e di po aq sa ju, kjo është një çështje që ka kaluar në prokurorinë speciale. Dhe do të hetohet nga SPAK.
“Unë nuk kam të dhëna për probleme në Himarë përtej problemi të problemeve që është blerja e votave nga kandidati që ndalua nga drejtësia. Ky është kryeproblemi që drejtësia duhet të flasë. Nëse drejtësia ka prova bindëse atëherë sigurisht që rezultati vihet në pikëpyetje, por në vetvete nuk shoh arsye për të kontestuar rezultatin” tha ai.
“Së pari unë besoj që nuk është Himara kryetema dhe nuk ja vlen të shpenzojmë këtë bashkëbisedim. Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të lirë dhe të drejtë. Njëri prej kandidatëve ka një problem me drejtësinë. Për të parë ne jemi pjesën tonë të përgjegjësisë dhe besoj se e kemi ushtruar me durim.
Parafytyroni që në Himarë nuk kemi asnjë person nga qendra. Edhe drejtuesi politik i Vlorës nuk ka qëndruar aty për të markuar atë liderin lokal që përmbyti mediat dhe shpërndau toksinat e një situate imagjinare presionesh me mjete, xhama të zinj, syze, etj. Nuk ka pasur asnjë përplasje apo debat. Kjo është pamja e qartë e përgjegjshmërisë sonë. Drejtësia diçka tjetër” tha ai.