-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat e Berishës? Rama: Klithma! Tani do të merrem me dështimin e KQZ-së

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të vihet në lëvizje me shënjestër KQZ-në për shkak të dështimit të identifikimit elektronik në 500 qendra votimi ditën e diel. Ai tha se nuk do ta lërë me kaq dështimin.

Sa i përket standardeve të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport, por besoj që zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë veç dështimit spektakolar të KQZ-së për të filluar në kohë votimin në 500 qendra.

Kjo ishte një gjë e rëndë, tronditëse për faktin që pajisjet elektronike kanë garantuar një transparencë shumë më të madhe, siguri shumë më të madhe dhe mosfunksionimi i tyre për arsye më banale.

 KQZ është për atë ditë. Është e pafalshme dhe e pajustifikueshme. Me siguri ne nuk do ta lëmë me kaq këtë kur pamë skenat e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Miliona euro të vendosura në dispozicion nga shqiptarët” tha ai.

Akuzat e opozitës për standardet e zgjedhjeve? “Ju keni sinkronet, unë e kam parashikuar disa herë, por jo shpejtësinë që u kthye në atë që është pozicioni i përhershëm historik, i tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi i klithmave për vjedhje të zgjedhjeve. Derisa doli rezultati i Kamzës ishin të sigurt që kishin një fitore tronditëse” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit