“Dua ta respektoj zgjedhjet në Greqi dhe mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme së bashku me qeverinë greke, me kryeministrin. Me inistrin e jashtëm për të ngritur një urë të re bashkëpunimi për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien mes vendeve tona. Dhe unë nga ana ime jam i vendosur të bëj maksimumin përpara se të reagoj profesionalisht.
Institucionet e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë problemet e tyre. Por ju jeni dëshmitarë që nuk i kam kontestuar asnjëherë vendimet e tyre, e jo më pastaj ata nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje e në presion vendimet e drejtësisë sonë.
Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, prokuroria e polica e shtetit kanë arrestuar një kryetar bashkie e kandidat më shumë gjasë të PS-së, në Bulqizë. Për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma sot nuk e njoh në thelb që ta njoh. Dhe as që ma ka shkuar mendja që të ngre zërin e ti kërkoj prokurorisë e gjykatës që të nxjerrë provat se kështu dua unë.
As më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën e tyre. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për ata me nënshtetësi shqiptare. E tjetër me ato me nënshtetësi greke.
Lidhur me këtë nuk do të flas deri pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi. Duke shpresuar se pas kësaj do të ketë dialog. Dhe jo deklarata që janë bërë nga drejtues të lartë të qeverisë apo edhe partive politike partnere.
Dua të them se zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër që askush nuk do ta vërë re. Ato janë zhvilluar në qetësi të plotë, aty është votuar pa asnjë pengesë. Pa asnjë incident, aty kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik. Aty kanë qenë gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare e greke. Aty ka pasur forca policie dhe një votim transparent si në gjithë Shqipërinë.”