-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari demokrat e fitoi për kafe! Rama i kthen përgjigje LIVE

Kryesoret

Albert Mëlyshi do të jetë kryebashkiaku i ri i Mirditës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” fitoi me një diferencë prej 1,195 votash nga kundërshtari i tij socialist, Ndrec Dedaj. Ai falenderoi për urimet edhe kundërshtarin socialist, ndërsa një ftesë për kafe e kishte për kryeministrin Edi Rama, siç shkruan “për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës”.

Por a do ta pranojë Edi Rama ftesën për kafe? “Nuk jam në dijeni të kësaj ftese për kafe por përpara se të vij tek kafja kam shumë takime për të bërë nga Shkodra. Nesër do të nisem për samitin në Islandë dhe sapo të kthehem do të nis me turin e falënderimeve nga Shkodra ku do të bëjmë një histori të re në Shkodër” tha ai.

Por a do të bashkëpunojë me demokratët në krye të bashkive? “Nëse do të ketë kryetar bashkish që do të jenë proaktiv që do të vendosin interesat e komunitetit mbi axhendat politike dhe do të duan të bashkëpunojnë me qeverinë ne nuk kemi asnjë problem dhe e kemi për detyrë që ti shërbejmë cdo anëtari të bashkësisë sonë” tha ai.

Fitoi Mirditën, kandidati i Berishës fton Ramën për kafe: Po të pres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit