Në Kavajë është numëruar kutia e parë e votimit nga 92 në total. Është herët për të folur për një projeksion, por nga kutia e parë rezulton se më shumë vota ka marrë socialisti Redjan Krali përballë Fisnik Qoses.
Gara parashikohet e fortë deri në votën e fundit në këtë bashki, që për demokratët është “djepi i demokracisë” sikur thotë Sali Berisha.