-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vesa Luma flet për jetën e saj të re në Zelandën e Re: Nuk kam më frymëzim!

Kryesoret

Vesa Luma dhe krijimtaria e saj i kanë munguar muzikës shqiptare, pasi prej vitesh, ajo jeton në Zelandën e Re, së bashku me bashkëshortin e saj, Geraldin, i njohur si Big Basta dhe djalin e tyre, Liamin.

“E kemi sfiduar veten dhe ka qenë gjithçka shumë e vështirë, jo siç e kemi postuar në rrjetet sociale, sepse unë kam qejf të shpërndaj poztivitet dhe jo gjëra që mbase mund ta ngarkojë dikë. Nuk ka qenë gjithnjë aq bukur sa vendet që unë shpeshherë postoj”.

Ajo theksoi se vendi është përrallor dhe njerëzit shumë mikpritës, por sërish, në disa momente i ka munguar prezenca e njerëzve të afërt:

“Në fillim ishte shumë e bukur dhe më shijonte pa fund, por gënjej nëse them që më ka shijuar gjithë kohës, pasi kishte momente kur kishim nevojë për fjalën e mirë dhe njeriut që gjendet aty, në rastet kur sëmurej djali. Por, kjo na ka forcuar shumë”.

Vesa tha edhe se ka bërë disa projekte muzikore, të cilat “i ka hedhur në plehra” sepse s’ka qenë shumë në frymëzimin dhe humorin e duhur.

“Nuk kam qenë në një moment që doja atë që bëja. Kam shkruar dhe shkruaj muzikë vazhdimisht, për veten, por isha në një moment jo shumë të mirë emocional. S’kam pasur fare frymëzim. Për herë të parë në jetë, nuk e gjeje frymëzimin dhe kjo ka ndodhur në vitin e pandemisë dhe këtë vitin e fundit”, saktësoi ajo, duke shtuar se as muzikë nuk ka dëgjuar.

Këngëtarja u shpreh se edhe pse Zelanda e Re është shumë e bukur dhe e qetë, sërish nuk mund të gjente frymëzimin që i duhej për të sjellë një projekt muzikor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit