Luizi mori vëmendjen e të gjithëve pas deklaratave se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur.
“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar në mënyrë indirekte Joni. Ai ka postuar në Instagram-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: “Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes Luizi.