-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet “arkitekti” që “rropi” biznesmenët në emër të shtetit: Më premtuan…

Kryesoret

Shpëtim Hida 53-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme pasi me anë të rrjeteve sociale u kërkonte para bizneseve të ndryshme ka thënë se ishin premtuar 2 mijë euro në këmbim të marrjes së një plaçke nga një person që sipas tij nuk e dinte kush ishte.

Policia akoma nuk ka identifikuar personin që fshihet pas mashtrimit, por është e njëjta skemë e përdorur në 4 operacionet e para, të finalizuara në janari deri në maj.

Sipas Report TV biseda mes Shpëtim Idrizit dhe biznesmenit të ndërtimit A.E., i cili është edhe arkitekt, nga ku mori emrin edhe operacioni, nisi normalisht me përshëndetje, por pasi shkëmbyen disa mesazhe, biznesmenit iu kërkua shuma prej 70 mijë euro.

Në këtë moment biznesmeni A.E. arriti të nuhaste mashtrimin dhe njoftoi menjëherë policinë.

52-vjeçari ishte vetëm personi që do të merrte paratë nga biznesmeni A.E., por truri i këtij mashtrimi është dikush tjetër. Dyshimet e hetuesve janë që pas kësaj skeme të fshihet Florian Gjergji, i përfshirë në 3 operacionet e shkuara të mashtrimit të biznesmenëve, por akoma nuk ka prova të mjaftueshme për të.

Ai është shpallur në kërkim që në muajin janar në operacionin “Subjekti” dhe më pas është vërtetuar si koka kryesore e mashtrimit edhe në operacionet “Tentativa” dhe “Telegram”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit