-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, flasin dëshmitarët e Selimit

Kryesoret

Mbrojtja e Rexhep Selimit, po vazhdon të mërkurën me marrjen në pyetje të dëshmitarit të katërt (me kodin 4748), në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në gjykimin ndaj Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca po vazhdon sikurse ditëve të tjera në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, mbrojtja e Selimit ka filluar me kundra-pyetjet gjatë seancës së 16 majit në sesionin e pasdites.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill,  12 prill,  13 prill dhe më 17 prill.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit