-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kukës, mbyllet orari zyrtar i votimit, pritet nisja e numërimit

Kryesoret

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e sotme në Kukës kishin të drejtë të vote 45 900 persona. Sipas KQZ, gjithsej janë ngritur 74 qendra votimi për garën e parakohshme mes Albert Halilit nga Partia Sociualiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit. Procesi zgjedhor i kësaj të diele ka qenë i qetë dhe nuk janë regjistruar incidente.

Procesi i numërimit të votave parashikohet të nisë me vonesë pasi transportimi i kutive do të marrë kohë, për shkak të largësisë gjeografike që kanë zonat administrative me qendrën e qytetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.26%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit