Ka përfunduar numërimi i votave për këshillim bashkiak edhe në kryeqytet.
Sipas KQZ (edhe pse ende nuk janë përditësuar shifrat pas numërimit të 2 kutive të fundit) edhe në Tiranë udhëheq Partia Socialiste me 50.41 %, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 23.30 %, ndërsa në vend të tretë është PD-ja zyrtare me 6.79 %.
Partia Socialdemokrate mori 4.38 %, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet mori 1.82 %, Nisma Thurje 2.40 %, Lëvizja Bashkë 2.58 % dhe Aleanca Progresiste L.ZH.K 1.63 %.
Përkthyer në mandate PS 34, Bashkë Fitojmë 15, PD 4, PSD 3, PR 1, LZHK 1, PDIU 1, Nisma Thurje 1 si dhe Lëvizja Sot 1.
Në Tiranë fitoi kandidati i PS-së Erion Veliaj, i cili mori një mandat tjetër si kryetar i Bashkisë.