Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fushë Kosovë pasi janë përplasur një tren dhe një makinë.
Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë.
“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë perfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin”, është shprehur zëdhënësi i policisë.