Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e katërt të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në Reykjavik, Islandë. Në ditën e parë të Samitit, Kryeministri Rama ishte bashkëkryesues i Tryezës së rrumbullakët me temë “Përballja me sfidat e reja dhe në zhvillim të të drejtave të njeriut – e ardhmja është këtu”, së bashku me Presidentin e Letonisë Egils Levits.
Theksin e vendosi tek raporti i Dick Martyt 12 vite më parë në Asamblenë e KiE-së që sipas tij është zanafilla për gjyqin që sot po përballet Hashim Thaçi dhe të tjerët në Hagë. Në nisjes të samitit, kreu i qeverisë shqiptare i dhuroi një libër kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, e cila u kap në befasi në momentin që Rama e takoi.
“Zhbëni raportin”! Rama: Gjyqi ndaj Thaçit e ka zanafillën në Këshillin e Europës