Forumi Rinor i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do protestojnë përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Kjo protestë, sipas tyre do të zhvillohet si kundërshtim i procesit zgjedhor të mbajtur në Kamëz, ku kandidati socialist Rakip Suli fitoi me 10 mijë vota më shumë përballe kandidatit të opozitës, Arjan Hoxha
Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërkohë siç shihet edhe nga fotoja tashmë policia ka nisur rrethimin e KQZ-së