-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do e lë të ikë 63-shin’/ Del audio, ngatërresa që solli aksidentin tragjik të trenave në Greqi!

Kryesoret

Një ngatërresë në komunikim ka shkaktuar aksidentin tragjik të përplasjes së trenave në Greqi ku humbën jetën 57 persona mes tyre 6 shqiptarë. Sipas një audio të publikuar së fundmi nga media greke “Zouglas”, komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.

Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë , Pantelis Koukas (drejtor i OSE): Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë. Por siç duket vetëm pak momente më pas, edhe ai e ka kuptuar se treni ishte futur në shinat e gabuara dhe me një ton alarmues i drejtohet duke thënë: Joooo!

Pavarësisht kësaj, shefi i stacionit duket se është larguar nga pozicioni i tij i punës duke mos vijuar më tej komunikimin për të shmangur tragjedinë e rëndë ku mbetën viktima dhjetëra persona.

Media greke “Zougla” shkruan se këtë audio të rëndësishme, do ta vendosë në dispozicion të drejtësisë dhe organeve kompetente, ndërsa ngre dyshime se audio nuk është publikuar më parë për të mbuluar përgjegjësinë e personave që lidhen me këtë ngjarje.

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, që u mori jetën të paktën 57 personave, prej të cilëve disa të karbonizuar dhe të copëtuar, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit