Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës, Herion Rrapaj ka firmosur një tender me afat për 12 muaj, rreth 50 milionë lekë (47) pa TVSH për ndërtuesin Shkëlqim Fusha për mirëmbajtjen e objekteve specifike.
Qëllimi i prokurimit publik argumentohet me mirëmbajtjen e impiantit të prodhimit të asfaltit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë.
“Me qëllim mbajtjen e tij në gjendje teknike optimale për prodhimin e asfaltit cilësor, i cili shërben për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike rrugore në të gjithë territorin e Bashkisë të Tiranës, si një nga detyrat kryesore të kësaj Drejtorie” thuhet në dosje.
Në garë ishin tre kompani; “ARTEO 2018” sh.p.k, “CLIMACASA” sh.p.k dhe “FUSHA” sh.p.k. Dy të parat janë skualifikuar duke lënë vetëm “Fushën” në lojë që në fund fitoi tenderin.
Për këtë skualifikim, faqja që monitoron prokurimet publike e ka kapur me flamur të kuq duke ngritur dyshime edhe pse për këtë kompani, një shumë e tillë mund konsiderohet si kafe …